×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i riu që mbeti i vrarë në Viti, para pak dite erdhi nga Zvicra

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 13:11

    Vitia është tronditur nga vrasja e një të riu. Vrasja ka ndodhur paraditën e sotme në qytetin e Vitisë, përballë shkollës së mesme.


    Indeksonline mëson se viktima është A.Rama.

    Raportohet se i riu jetonte në Zvicër dhe para pak ditësh kishte ardhur në Kosovë dhe se motivi i përleshjes që çoi në vrasjen e A.Ramës ishte një problem i mëhershëm në Zvicër.

    Nga kjo ngjarje kanë mbetur edhe dy të plagosur, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

    Dy të tjerët të lënduar po trajtohen nga ekipet mjekësore, njëri në Spitalin e Gjilanit që ka plagë më të rëndë kurse tjetri në Emergjencën e Vitisë.

    Rastin për Reporterin, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!