×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i riu që vdiq sot në aksident me paragllajdë në Prizren

    Reporteri
    20 Korrik 2020 | 11:42

    Fatos Gërxhaliu nga fshati Studime e Vushtrisë është i riu që vdiq në një aksident në Korishë të Prizrenit, si pasojë e përplasjes derisa ishte duke bërë paragllajdë.


    Njoftimin e kanë bërë familajrë të tij në rrjetin social Facebook, e më pas edhe nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Muzaqi, shkruan Reporteri.net.

    Ky i fundit i ka shkruar edhe një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.

    “E nderuara familje Gërxhaliu, lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të djalit tuaj Fatos Gërxhaliu në një aksident tragjik na tronditi të gjithëve. Fatosi ishte një djal shembull ne qytetin tonë, sportist e i dashur, që me mirësinë dhe ndershmerinë e tij na ka bërë qe secili nga ne të bashkëndjejmë dhe ta përjetojmë si humbje të anëtarit të familjes. Pranoni ngushëllimet më të sinqerta!”, ka shkruar ai.

    Ndryshe, Gërxhaliu humbi jetën pasi u përplas me një paragllajdist tjetër./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!