×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është imami kosovar që u prek me koronavirus pasi shpërndau ndihma

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 10:10

    Personi i fundit i infektuar me koronavirus në Vushtrri është imami i fshatit Smrekonicë.


    Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në një lidhje direkte.

    IndeksOnline mëson se imami i prekur me koronavirus është Bajram Sefedini.

    Po ashtu mësohet se ky imam ka shpërndarë ndihma në fshatin Smrekonicë ku dyshohet se u infektua.

    Vetëm mbrëmë tetë persona janë infektuar me koronavirus 7 anëtarë të një familjeje dhe imami Sefedini.

    Fshati Smrekonicë është në karantinë tash e disa ditë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!