Mediat gjermane kanë dhënë dy versione të ndryshme për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në rajonin e Abensbrgut në Gjermani.
Fillimisht ishte raportuar se ishte një përplasje mes serbëve dhe shqiptarëve nga Kosova të cilën e kishin quajtur edhe “Balkan-Krieg in Abensberg”, e nga e cila kishte mbetur i vdekur një person i nacionalitetit serb dhe një tjetër ishte plagosur.
Megjithatë gazeta gjermane “BILD”, ka raportuar se i vdekur ka mbetur Fatos.L (39 vjeç) nga Kosova dhe se vëllai i tij ka mbetur i plagosur rëndë, ndërkohë kishte speficikuar se motivet ende nuk dihen.
Për të sqaruar rastin, Gazeta ka arritur të vihet në kontakt me një familjar të tashmë të ndjerit Fatos.L i cili edhe ka publikuar ne ‘Facebook’, njoftimin për vdekjen.
“Po ka vdek. Ka ndodh ni vrasje edhe vllavi i Fatosit, Hakia është i plagosur randë, a fatosi ka vdek meniher”, ka thënë Sejdi Oruqi për Gazetën Express, i cili është edhe familjar me viktimat.
Ndërkohë dyshohet se personat që kanë shtënë janë po ashtu nga Kosova dhe se kanë lidhje familjare me viktimat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.