×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është kosovari që gjeti kuletën e tifozit anglez: Ajo që nuk është e jotja s’duhet ta marrësh

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 20:49

    Pritja që në Kosovë iu bë tifozëve anglezë, i ka habitur këta të fundit, të cilët të gjithë njëzëri thanë, se më mirë se në Kosovë nuk kanë kaluar askund në botë, ku kanë shkuar ta përcjellin kombëtaren e tyre.


    Por, ishte njëri të cilit i ndodhën gjëra të cilat thotë se nuk i ka imagjinuar e do të mund t’i ndodhnin. Tifozit Simon Bruce, i ishte kthyer kuleta me të gjitha paratë e cila i kishte humbur më parë. E përveç kësaj atij edhe i ishin falur dy bileta, pavarësisht se ai kishte insistuar që t’i paguaj ato.

    Ndërsa, djali i cili kishte gjetur kuletën e tifozit anglez dhe ja kishte kthyer atë, në një bisedë për Klan Kosova, ka thënë se ajo që nuk është e jotja, s’duhet të merret, por t’i khehet atij e të cilit është.

    Furrtari nga Hasi, Mjeridon Ninaj, i cili punon në byrektoren Venecia në rrugën Rexhep Luci në Prishtinë, e kishte gjetur kuletën e tifozit anglez dhe atë ja kishte kthyer pronarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!