Një qytetar në Gjakovë mbrëmë ka përfunduar në spital me tre brinjë të thyer nga zyrtarët policorë, për shkak se nuk kishte respektuar rregullat e komunikacionit dhe nuk u ishte bindur urdhrave të policëve.
Ndonëse policia gjatë ditës tha se qytetari kishte pësuar vetëm “gërvishtje në fytyrë”, nga Spitali i Gjakovës u bë e ditur se ai ishte rrahur shumë rëndë nga policët dhe deri tani është konfirmuar se i janë thyer së paku tre brinjë.
Gazeta Sinjali mëson se qytetari në fjalë është Bardhyl Bakija, rreth 60-vjeçar, i cili punon dhe vepron në Holandë.
Ai është ende i shtrirë në spital ka edhe lëndime të tjera të rënda trupore.
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar shtatë zyrtarë policorë, tre prej të cilëve edhe janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i rëndë trupor”./Sinjali
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.