Të shtunën në palestrën sportive “Sezai Surroi”, në Prizren, në ora 13:00, do të mbahet eventi madhështor, ku shoqata “Jetimat e Ballkanit”, në nder të 10 vjetorit të aktivitetet të tyre humanitar, do të dhurojë 128 palë çelësa për familjet në nevojë.
Familjet përfituese do të jenë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilat do ta marrin lajmin e madh se do të bëhen me shtëpi.
Ngjarja ishte paralajmëruar për 28 nëntor të këtij viti, por për shkak të tragjedisë që ndodhi në Shqipëri, kjo ngjarje u shty fillimisht për një afat të pacaktuar, për tu vendosur më vonë me 18 dhjetor.
“Jetimat e Ballkanit”, ftojnë të gjithë dashamirët dhe të interesuarit, që te jenë pjesë e kësaj ngjarje e cila për anëtarët e shoqatës është një festë në të cilën ka shumë të arritura, në një dekadë jetë dhe punë. Ngjarja do të ketë program të pasur kulturor, më prezencë të shumë figura nga jeta publike dhe artistike shqiptare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.