Sa herë bije shi, rruga që qon për tek ‘Stacioni i autobusëve’ në Prishtinë kthehet në pellg të madh.
Nga reshjet e shiut të javës së kaluar ajo pjesë për disa orë është kthyer në pellg të vërtetë.
Në mungesë të kanalizimit, e gjithë pjesa nën urë tek ‘Stacioni i autobusëve përmbytet nga shiu. Kësisoj lëvizja bëhet shumë e vështirë.
Qytetarët po kërkojnë nga Komuna e Prishtinës që të bëjë një zgjidhje për këtë problem, shkruan lajmi.net.
“Ky “liqen” ndodhet në lagjen Dardania Prishtinë, në rrugën që të çon në stacionin e autobusëve (nën urë). Nuk është hera e parë që pas shiut uji “pushon” në atë vend. Këtu nuk kishte ndonjë opsion që i përshtatet më së miri situatës pasi që këtu nuk ka gropa. Këtu besoj dhe mendoj që mundon një sistem i mirë i kanalizimit të ujit në formë që uji të mos mblidhet, por të vazhdojë nëpër kanalizim. Kjo situatë siç shihet në foto e pamundëson lëvizjen e lirë edhe të këmbësorëve, por edhe të makinave”, thuhet në shkresën e një qytetari drejtuar Komunës së Prishtinës në platformën digjitale ‘ndreqe’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.