Nesër dhe pasnesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, shkruan Reporteri.net.
Të enjten vranësirat do të shoqërohen edhe me rreze dielli dhe reshjet do ta zvogëlojnë dukshëm intensitetin e tyre, duke përfshirë vetëm disa territore të kufizuara.
Në fushat barike dhe termike do të ketë rritje të lehta.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit. /Reporeteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.