×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 17:12

    Dy ditët e ardhshme në Kosovë pritet të ketë mot me mjegull dhe erëra të lehta.


    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -2 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 6-8 gradë Celsius, shkruan Reporteri.net.

    “Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese. Kjo si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara mbi gadishullin e Ballkanit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius”, njofton IHK.

    Ndërkohë, cilësia e ajrit do të jetë në kufijtë e pashëndetshëm.

    “Cilësia e ajrit do të jetë në kufijtë e pashëndetshëm si rrjedhojë e masave pasive të ajrit dhe elementeve tjerë meteorologjikë. Në mëngjes pritet të ketë mjegull, nëpër ultësira dhe rrëzë maleve. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, bëhet e ditur në njoftim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!