Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperaturat minimale do të arrijnë në -2 gradë Celsius, kurse ato maksimale deri në 15 gradë Celsius, transmeton Reporteri.net.
“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizi ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të vazhdoj të mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.