Një nënoficer i lartë i FSK-së ka vdekur tragjikisht gjatë ditës së sotme në Mitrovicë.
Burime nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin për Reporteri.net, duke treguar se nënoficeri i lartë i FSK-së ka ndërruar jetë teksa po kryente testimet fizike.
Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe Ibrahim Shala zëdhënës i FSK-së.
“Mund të konfirmoj vdekjen e një nënoficeri”, ka thënë Shala.
Reporteri.net merr vesh se ai është 45 vjeçari, Baki Ejupi, me prejardhje Podujeva, mirëpo punonte ne batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë. /Reporteri.net