×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është një nga personat që vdiq sot nga koronavirusi, punonte në Prizren si inspektor tatimor

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 15:36

    Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se një nga tri viktimat e Coronavirusit që u shënuan sot në Kosovë është  inspektori, Habib Kadolli.


    Habib Kadolli ishte inspektor tatimor në Drejtorin Regjionale të Prizrenit, i cili vdiq sot pasi ishte i prekur me coronavirus dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    “Në emrin tim dhe gjithë stafit të ATK-së, familjes së të ndjerit dhe gjithë kolegëve të Regjionit të Prizrenit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e kolegut tonë!” thuhet në njoftimin e ATK-së.

    Postimi i plotë:

    Telegram ngushëllimi,

    Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin se është ndarë nga jeta kolegu ynë Habib Kadolli, i cili ishte i prekur nga COVID-19.

    Habib Kadolli ishte inspektor tatimor në Drejtorin Regjionale të Prizrenit, i cili deri në momentet e fundit të jetës së tij me përkushtimin më të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit!

    Në emrin tim dhe gjithë stafit të ATK-së, familjes së të ndjerit dhe gjithë kolegëve të Regjionit të Prizrenit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e kolegut tonë!

    Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqëve dhe kolegëve!

    Ilir Murtezaj

    Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!