Vendi ynë do të mbetet me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Kjo situatë vije si rrjedhojë e masave stabile të ajrit të cilat do të mbeten prezente gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit.
Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta, kështu që mundësia për brymë mbetet evidente. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.
Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira. Kur përmenden kushtet agrometeorologjike vlen të ceket se java do të jetë e favorshme për bujkun për t’i mbjellur kulturat vjeshtore, pasi që ditëve të fundit patëm reshje në sasi të konsiderueshme shiu dhe jemi brenda afatit kohor të mbjelljeve të kulturave vjeshtore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.