Mot pranveror me temperatura të larta e reshje të lehta të shiut do të mbizotërojë në Kosovë në pesë ditët e ardhshme, ku të hënën dhe të premten temperatura maksimale do të arrijë deri në 21 gradë celcius, shkruan Reporteri.net.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve të mërkurë dhe të enjte pritet të ketë reshje të lehta shiu në disa zona.
E Hënë: Moti do të jetë me diell dhe pjeserisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga 16°C deri në 21°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.
E Martë: Parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të zbresin nga 0°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet nga 15°C deri në 20°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.
E Mërkurë: Do të mbajë mot i vranët dhe me kushte per riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 °C deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 14°C deri në 17°C. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperendimi me shpejtësi 1-5m/s.
E Enjte: Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell . Vende-vende p.arashihen kushte për riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 15°C deri në 20°C. Era do të fryjë nga jugperendimi me shpejtësi 1-4 m/s.
E Premte: Moti do të jetë me diell dhe vranesira të pjesëshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7C, ndërsa maksimalet nga 17°C deri në 21°C. Era do të fryjë e lehtë nga jugperendimi me shpejtësi 1-3 m/s.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.