×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është parashikimi i motit për 5 ditët e para të gushtit

    Reporteri
    31 Korrik 2019 | 21:24

    Ditët e para të muajit gusht me mot të nxehtë dhe kryesisht me diell.


    Në fundjavë rënie e lehtë e temperaturave dhe reshje lokale shiu, njofton Prishtina Weather.

    Njoftimi i plotë:

    1.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

    2.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

    3.08-4.08 – Të shtunën kryesisht me vransira. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. DItën e diel, pjesërisht vranët, e pasdite mundësi për riga lokale shiu.

    5.08 – Kryesisht me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!