Edhe në dy ditët e ardhshme pritet të ketë mot të njëjtë, me diell, shi e breshër.
Sipas “Prishtina Weather” temperatura më e lartë do të arrijë në 28 C, kurse më e ulëta 11 C, shkruan Reporteri.net.
Moti më 19 dhe 20 qershor
19.06.2019 – Vransira dhe intervale me diell. Në vise të ulëta në mëngjes mundësi për mjegull/mjegullinë. Që nga orët e paradites dhe pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Vende-vende reshjet do të shoqërohen edhe me breshër. Era drejtimesh të ndryshme 1-7m/s. Indeksi UV: 9.
20.06.2019 – Vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë. Paradite mundësi për shtrëngata të izoluara me shi. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende mundësi edhe për breshër. Era drejtimesh të ndryshme 2-7m/s. Indeksi UV: 8. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.