×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Reporteri
    16 Mars 2025 | 19:08

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se javën e ardhshme do të mbajë mot me shi por edhe me temperatura të larta.

    Nesër do të jetë mot i vranët dhe riga shiu me temperatura maksimale do të jetë 10 gradë, kurse të martën poashtu në disa vende to ketë reshje shiu dhe temperatura më e lartë do të jet ë 7 gradë, shkruan Reporteri.net

    Mot më i mirë do të jetë nga e mërkura, ku temperaturat do të shënojnë rritje.

    Parashikimi i Motit për pesë ditë 17-21 mars 2025)!

    Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme atmosferike. Kjo situatë vie si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë perendimore dhe jugperendimore.Parashihen reshje shiu në viset e uleta, duke i përjashtuar disa zona perendimore dhe jugperendimore, ku perveç rigave të shiut do të ketë kushte edhe për reshje bore, derisa në viset e larta mbi 1100m parashihen reshje tëintensitetit mesatar.Temperaturat do të ulën dukshëm në krahasimi me javën që po e lëm pas.

    E hënë- Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta dhe në disa zona perendimore parashihen reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11m/s.

    E martë- Mot me diell dhe vranësira të shperndara. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu , kryesisht në disa zona të kufizuara të pjesës perendimore.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

    E merkurë –Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

    E enjte- Mot me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.

    E premte – Të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!