Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme do të ketë kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Parashihen intervale të gjata me diell dhe me pak vranësira të cilat më të fokusuara do të jenë nga dita e enjte dhe gjatë vikendit.
Këto vranësira do të fuqizohen gjatë ditëve të vikendit duke bërë që të kemi ndryshime në kushtet atmosferike. Parashihen riga shiu të cilat herë-herë do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 11m/s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.