Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Siç thuhet në njoftim, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet – 1°C deri 3°C ndërsa maksimalet e ditës priten të jenë ndërmjet 6°C dhe 10°C.
Po ashtu, do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare.
Ndërsa, të dielën parashihet mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1°C dhe 3C°, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 7°C dhe 11°C. Era do të fryjë nga jugperendimi me shpejtësi 1-2m/s. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.