×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i IHMK-së

    Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

    Reporteri
    17 Shkurt 2025 | 7:14

    Kjo javë  pritet të jetë relativisht e ftohtë, me mëngjese të shoqëruara nga ngrica dhe mjegull nëpër ultësira.

    Ditën e hënë parashikohen vranësira të paqëndrueshme, të cilat lokalisht mund të sjellin fjolla bore. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar.

    E hënë

    Moti do të jetë kryesisht i vranët, me mundësi për fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga -2°C deri në 2°C. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-5 m/s.

    E martë

    Parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të zbresin nga -7°C deri në -3°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 2°C. Era do të jetë e lehtë nga veriu.

    E mërkurë

    Moti do të nisë me intervale me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të denden dhe priten reshje lokale të shiut të përziera me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga – 9°C deri në -5°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 4°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.

    E enjte

    Moti parashikohet kryesisht i vranët, me mundësi për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga -2°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.

    E premte

    Moti do të jetë i vranët me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9°C deri në -4°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 2°C. Era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.

    “IHMK uron të gjithë qytetarët e Kosovës për 17-vjetorin e Pavarësisë! Kjo ditë e shënuar le të na shërbejë si frymëzim për të ardhmen, me shpresë dhe besim në një Kosovë të zhvilluar dhe të qëndrueshme. Gëzuar Pavarësinë”, thuhet më tej në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!