Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se kjo javë do të nisë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat pritet që vende-vende të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 16-20 gradë.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 18-21 gradë. Priten vranësira dhe intervale me diell.
Të mërkurën vranësirat do të dendësohen duke krijuar kushte për shi dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat maksimale do të mbërrijnë deri në 22 gradë celsius.
Të enjten moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Të premten do të ketë reshje të shiut dhe shkarkime rrufesh në disa zona. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 18-23 gradë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.