×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i IHMK-së

    Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

    Reporteri
    01 Mars 2025 | 7:55

    Moti sot në vendin tonë do të jetë me intervale me diell, megjithëse vranësirat do të dominojnë qiellin e vendit.

    Më vonë pasdite paraqiten kushte për riga lokale shiu. Fillimisht fryn erë e lehtë jugperëndimore e më vonë ndryshon drejtimin në verilindore, me shpejtësi 2-7m/s.

    Temperaturat minimale zbresin në 3C e 6C. e ato maksimale arrin deri në 11C e 14C.

    Reshje më të vazhdueshme shiu parashihen ditën e diel, ndërkohë që temperaturat pësojnë një rënie deri në 5C. Viseve kodrino-malore priten edhe reshje dëbore.

    Nga dita e hënë vranësirat shpërndahen, ku do të mbretëroj mot kryesisht me kthjellime e diell ditën e martë dhe mërkurë.

    Temperaturat gradualisht në rritje deri në 9C e 13C, ato maksimale, e minimalet zbresin në -1C e -3C. Frynë erë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 4-11m/s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!