Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se mot pothuajse i ngjashëm do të vazhdojë të mbajë sot dhe nesër, raporton gazeta online Reporteri.net.
Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 10 deri 13 gradë.
Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 9 – 12 gradë Celsius. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.