Aksidentalisht derisa po punonte me kamion në një gurëthyes sot në orët e para të mëngjesit ka humbur jetën Afrim Gashi nga fshati Zajm i Komunës së Klinës.
Bëhet e ditur se 51-vjeçari ishte shofer në “Mirusha Company”, ndërkaq dyshimet e para janë se kamioni të cilin ai po e vozistë është rrokullisur, e Gashi ka ndërruar jetë pas goditjes nga gurët të cilët i kishte të ngarkuar në kamion
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 08:30 Policia e Kosovës është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës me të marrë informatën njësitë relevante kanë shkuar në vend të ngjarjes gjithashtu në vend të ngjarjes ka dalë edhe njësiti i forenzikës emergjenca edhe njësiti i zjarrfikësve”, ka deklaruar Driton Rugova zëdhënsi i Policisë së Pejës.
Ndërkaq, nga Prokuroria e Pejës janë deklaruar se për këtë rast është kërkuar që të bëhet ekspertiza e automjetit të cilën po e voziste i ndjeri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.