Prishtina është tronditur sonte nga një vrasje e rëndë që ndodhi në rrugën “Sali Nivica”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri dyshohet se ka mbetur i vrarë, pranë banesës së tij Agron Hajdari, i njohur me nofkën Radulla.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se personi që ka shtënë ka qenë i maskuar dhe pas kryerjes së aktit është larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori kujdestar, të cilët kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sipas informatave fillestare, njësitet policore dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull)”, ka deklaruar Pllana.
Ai ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Reporteri.net.