Gazetari kosovar, Valon Syla, është rrahur para pak minutash në afërsi të lagjes “Pejton” në Prishtinë në rrugën “Robert Doll”.
Nga pamjet shihet se si gazetari Syla sulmohet nga një person me grushte.
Autori ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe policia nuk e ka identifikuar ende.
Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.
Sulmin fizik ndaj tij e ka konfirmuar vetë Syla, ndërkohë kanë dalë edhe pamjet kur ai është sulmuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.