Mbrëmë në orët e vona është vrarë me armë zjarri një person në fshatin Maqitevë të Suharekës. Policia bënë të ditur se vrasja është kryer nga një bashkëvendas me armë zjarri.
Nga të shtënat me armë zjarri i vdekur ka mbetur një person i moshës 44 vjeçare.
Burime të Gazetës Online Reporteri bëjnë të ditur se personi që u vra ëshët Shaip Krasniqi.
Sipas të njejtave burime vrasja është kryer në afërsi të një lokali në këtë fshat nga një person i cili ishte duke pirë aty. Viktima kishte hyrë në lokal, dhe në atë moment dorasi i kishte drejtuar armën që e kishte pasur me vete, dhe në atë moment viktima kishte tentuar që të ikë.
Më pas dorasi i ishte vënë pas dhe jashtë lokalit e kishte qëlluar me armë në kokë.
Policia ka raportuar se gjatë shikimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjashtë gëzhoja të armës dhe katër pjesë metalike që dyshohet se janë të predhave të plumbit të armës së zjarrit.
“Ndërsa gjatë bastisjes se shtëpisë dhe automjetit të personit të dyshimtë, policia ka gjetur edhe armën e tipit pushkë gjysmautomatike me 2 fishekë dhe 2 gëzhoja me të cilën dyshohet se është kryer krimi”, ka thënë Policia. /reporteri.net