×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është polici i arrestuar në veri për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 8:24

    Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës me ç’rast ka arrestuar dy persona, njëri prej tyre i dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqit.


    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

    “Mund të konfirmojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, në Veri të Mitrovicës Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes se z. O. Ivanovic. Ky operacion policor është realizuar në baze të urdhëresës për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore , Departamenti Special, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi te dyshuar m/k/s zyrtar policor ( R. B. ) i përfshirë në urdhër kontroll, përderisa i dyshuari tjetër po ashtu pjesetar policor m/k/s mbetet ne kërkim”, ka thënë Kelani për Reporteri.net.

    Mediat raportojnë se njëri nga të dyshuarit, tashmë i arrestuar për vrasjen e Ivanoviqit është  zyrtari i lartë i policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, Rado Basara, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në fshehjen e provave gjatë vrasjes së politikanit serb.

    Ndërkohë janë publikuar edhe disa foto të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!