×
  • Lajme
  • Lajme / DOKUMENT

    Ky është rendi i ditës i mbledhjes së nesërme të Qeverisë

    Reporteri
    20 Maj 2024 | 21:48

    Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër mbledhjen e 205-të.  Mbledhja do të nis në ora 10:00, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në rend ditë janë 16 pika. Reporteri.net ka siguruar rendin e ditës së kësaj mbledhjeje.

    Qeveria nesër do të shqyrtojë nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Sigurime sociale me qeverinë e Turqisë.

    Po ashtu qeveria do të shqyrtojë projektltigjin për Ratifikimin e Amanamendtimit nr.2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimi Evropian.

    Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe projekt-rregullorja e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Gjithashtu do të bëhet shqyrtimi i Darftit të Raportit për Vlerësimin ex-Post të Ligjit për Kundërvajtje.

    Ndër të tjera, Qeveria do të shqyrtojë propozim-vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Zhvillimit Rural.

    Në rend të ditës së mbledhjes së nesërme të Qeverisë është edhe shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për ndarje të mjeteve buxhetore për realizimin e projketit përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Komebeve të Bashkuara.

    Qeveria gjithashtu do të shqyrtojë propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për “The Kosova American Fund” me qëllim të propovimit të vendit.

    Qeveria si pikë të rendit të ditës nesër e ka edhe shqyrtimin e propozim vendimit për shpërbërjen vullnetare të Ndërmarrjes Publike për vitin 2022./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!