×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është rezultati i votave në përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc

    Reporteri
    27 Maj 2022 | 22:08

    Ka përfunduar numërimi i votave në zgjedhjet parlamentare të përsëritura në njësinë numër 6 në Tërnoc, rezultati i të cilave përcakton nëse shqiptarët do të kenë një ulëse në Kuvendin e Serbisë.

    Në këto zgjedhje, kanë votuar 618 qytetarë. Nga këto vota, Aleanca për Shqiptarët e Shaip Kamberit ka marrë 604 vota. Atij i duhen së paku 610 vota për t’u zgjedhur deputet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Rezultatet e votimit për partitë tjera janë: 5 vota ka marrë SPS, 1 votë APN, 1 votë NADA dhe shtatë vota janë shpallur të pavlefshme.

    Rezultati i këtyre zgjedhjeve përcakton nëse shqiptarët do të kenë një deputet në Kuvendin e Serbisë, apo do të ngelin të papërfaqësuar.

    Ndryshe, përsëritja e zgjedhjeve ishte kërkuar nga partia e Ivica Daçiqit, SPS’ja./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!