×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Ky është vendimi i Liburn Aliut me të cilin e ktheu në pozitën e tij Izedin Bytyqin, i arrestuar para dy muajve për aferën me ambalazhuesit

    Reporteri
    20 Dhjetor 2024 | 11:40

    Izedin Bytyqi, dy javë pas lirimit nga arresti shtëpiak, është rikthyer në vendin e tij të punës në Ministrinë e Infrastrukturës, me vendim të Ministrit Librun Aliu.

    Bytyqi, të enjten është emëruar sërish Zv. Sekretar i Përgjithshëm i MMPHI-së.

    Sipas vendimit që e ka siguruar gazeta online Reporteri.net, thuhet se Izedin Bytyqi caktohet Ushtrues i detyrës i i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, nga data 19.12.2024 deri më 19.06.2025.

     

    Izedin Bytyqi ishte arrestuar me 8 tetor, në zyrën e tij, për aferën me ambalazhuesit e ujit. Arrestimi i tij u kryer nën dyshimin se ka kryer veprat veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe atë të “mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

    Pak ditë pas arrestimit, Bytyqi u la në arrest shtëpia nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Derisa më 5 dhjetor 2024 u njoftua se i është hequr edhe kjo masë e sigurisë ndaj tij, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

    Prokuroria në dosjen e saj mbi të cilën u arrestua Bytyqi, pretendonte se i njëjti ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për ujërat e Kosovës si dhe udhëzimin për strukturën e pagesave ujore, duke e anashkaluar në tërësi një raport të grupit ministror i cili ishte formuar për të përllogaritur borxhin për ambalazhuesve ndaj ARPL.

    Sipas Prokurorisë, në bazë të raportit të Grupit Ministror vlera e përgjithshme e borxheve të krijuara nga këta operatorë ekonomikë është 19,297,447.47 euro, derisa pretendohet se i dyshuari pa verifikuar faktet ka nxjerrë vendim me të cilin ua ka zvogëluar borxhet operatorëve ekonomikë.

    Krejt këto veprime, Prokurori i Shtetit, thotë se janë marrë me qëllim të përfitimit për vete apo për personin tjetër, duke u ulur borxhin kompanive që merren me ambalazhimin e ujit dhe pijeve në Kosovë.

    Përveç Bytyqit, për të njëjtin rast, në tetor ishte arrestuar dhe paraburgosur edhe Naser Hafizi, që ishte drejtori i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Në nëntor të këtij viti, Haifizit gjykata ia vazhdoi Hafizit paraburgimin edhe për dy muaj./Reporteri.net/

    Izedin Bytyqi kthehet në pozitën e tij në Ministrinë e Liburn Aliut, dy muaj më parë ishte arrestuar për aferën me ambalazhuesit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!