Qeveria Kurti 2 ka miratuar vendimin e parë që prej se mori detyrën të martën.
Në mbledhjen e dytë të qeverisë, pas asaj ceremoniale të mbajtur të martën, ekzekutivi i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka miratuar rregulloren e plotësuar dhe të ndryshuar të Kodit të Mirësjelljes së Këshilltarëve Politikë dhe Nëpunësve të tjerë.
“Nga hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje, përmes plotësimit dhe ndryshimit të kësaj rregulloreje, qeveria nxjerr më pas kodin e mirësjelljes për këshilltarët politikë dhe nëpunësit e punësuar nëpër kabinetet ministrore”, ka propozuar Kurti.
Propozimi i Kurtit për shfuqizimin e rregullores së vjetër dhe votimin e rregullores së re të punës, është miratuar nga të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar.
Miratimi i kësaj rregulloreje ka qenë pikë e parë e rendit të ditës së mbledhjes së dytë të Qeverisë Kurti 2, ndërkaq pikë e dytë e rendit të ditës kanë qenë vendimet “e ndryshme”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.