×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky liqen i njohur në Kosovë shtrihet mbi varreza dhe kisha

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 8:25

    Liqeni ndodhet rreth pesë kilometra larg në juglindje nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtinë. Shumë afër është Hajvalia që ndodhet pothuajse në breg të liqenit. Në bregun jugor të rezervuarit përshkon rruga M25.2 e cila lidh Prishtinën me Gjilanin. Toka rreth liqenit është një zonë kodrinore ku ka shumë pyje.


    Në kapacitet të plotë, liqeni është 3.5 kilometra i gjatë dhe 500 metra i gjerë. Thellësia maksimale është 30 m, dhe ka vëllim total prej 26 milion metër kubik ujë. Zona ujëmbledhese e liqenit është 109 km2 (42 sq mi). Në shkurt 2014, niveli i ujit ishte në gjendje alarmante, si pasojë e dimrit te thatë.

    Liqeni i Badovcit po ashtu është i rëndësishëm për ekonominë e fshatrave përreth. Vizitohet shpesh nga peshkatarët dhe gjatë verës ka njerëz që ndalojnë këtu për pak pushime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!