×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky person u bë shkak për suspendimin e komandantit të Policisë së Gjakovës dhe 6 pjesëtarëve tjerë

    Reporteri
    09 Gusht 2019 | 18:28

    Gjashtë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe komandantin e Stacionit të Gjakovës, Kristë Gjokaj, janë suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor.


    Arsyeja për largimin e përkohshëm nga puna u bë se të njëjtit dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj një të dyshuari për grabitje në vitin 2018.

    Bëhet fjalë për Muhamer Raifin, i cili në një seancë gjyqësore kishte deklaruar se “Nuk po muj të rri në këmbë”.

    Ai ishte arrestuar nga Policia në Gjakovë derisa ishte duke kryer grabitje bashkë me disa persona tjerë të dyshuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!