Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahiri, ishte i ftuar mbrëmë në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin.
Aty ai kishte dhënë një deklaratë se kishte blerë vetura për shoqe të gruas së tij.
Por Labi sot në një postim në Facebook, ka akuzuar Kelmendin dhe disa portale, se kanë prere videon dhe nuk ka treguar se ai ka dhënë dhurata për shumë shokë dhe miqë. Këtë ai thotë se ka bërë për të prishur imazhin e tij pozitiv në masë. Këtë ai thotë se po e bjënë vetëm për klikime.
Tutje Labi ka shkruar se atij së paku nuk mund të i thonë i korruptuar.
Ky është reagimi i plotë i Labinot Tahirit:
Në bazë të bashkëjetes me Hanën, ne vendosim sebashku se cfar bëjmë me ato që na i dhuroi Zotiii!
Adriatiki, dhe nje dy portale ??, e paskan prerë videon, dhe e kanë postua vetem për kerre të shoqeve të gruas, për të marre klikime!
Ato dhurata i kam dhënë edhe për shokët e miq të mi, por ato nuk i kanē përmendur, sepse duan vetëm keq e me e keqperdor imazhin tim pozitiv në masë!
Me rendesi hajn dhe i korruptun nuk keni mundesi të më thoni.
Vazhdoni merrni klikime se do behet mire nje ditë!!!
Jemi për vendin e parë?
Ja një dy tri kupa dhuratë nga unë????
Tani degjojeni videon e plot derinë fund nga pyetja që ma ben Adriatiku!
https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/videos/1325908360896525/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.