×
  • Lajme
  • Lajme

    Labinot Tahiri: Coronavirusin e ka shpikë një superfuqi, nuk është prej Zoti

    Reporteri
    15 Qershor 2020 | 22:56

    Në protestën që u mbajt sot nga estrada dhe përfaqësuesit e hotelerisë, të cilët kërkuan t’u lejohet mbajtja e dasmave, këngëtari dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, tha se coronavirus nuk ekziston.


    Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar Tahirin pas 129 rasteve të reja që dolën sonte me coronavirus.

    Ai thotë se vazhdon të qëndrojë prapa qëndrimit të tij se ky virus nuk është diç e vërtetë, edhe pse thotë se nuk është mjek që ta dijë 100%.

    “Thjesht një superfuqi e ka shpik, nuk është prej Zoti. Qëndroj prapa deklaratës që e kam japë sot”, ka thënë Tahiri për Reporteri.net.

    Tahiri sot gjatë protestës tha se ai u ka dhënë dorën me mijëra personave gjatë pandemisë dhe nuk është infektuar.

    “Vallahi burrë s’po di qysh me thënë, unë s’mora asnjë sëmundje. D.m.th se 10 mijë vetave ua kam dhënë dorën. Unë e di një që herdokur ka me dalë një njeri me ndikim ndërkombëtar në mbarë botën që ka me thënë që ky virus është rrenë. A jena qitu 20 veta bashkë? A po më kallxoni mas një jave a po smuhet najkush, nëse dikush infektohet nga unë që ju kam fol 10 mijë personave unë mbaj përgjegjësi për juve dhe shkoj në burg për juve”, tha Tahiri sot gjatë protestës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!