×
  • Lajme
  • Lajme

    Labinot Tahiri i ofron 1 mijë euro punëtorit të KEK’ut, pamjet e të cilit u bënë virale: Mu duk si me e pa babën tim

    Reporteri
    23 Qershor 2025 | 18:32

    Këngëtari Labinot Tahiri ka ofruar 1 mijë euro për puëntorin e KEK’ut, Gëzim Selmani, pamjet e të cilit u bën virale në rrjete sociale, ku ai shihet duke inspektuar një situatë emergjente në ambientet e punës, në një hapësirë tepër të ngushtë.

    Ai ka thënë se do ta qaros punëtorin e KEK edhe me një drekë.

    “I thuani këtij prindi, zotriut e këtij burri, që nesër le të viej të unë që t’ia qes një drekë në restoranin tim dhe t’ia jap 1000€ si shperblim për këtë punë!  Jo që kam shumë, por mu duk si me e pa babën tim ose prinderit e juaj tuj hjek akoma me punë të renda!!!”, ka shkruar Tahiri./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!