×
  • Lajme
  • Lajme

    Labinot Tahiri ndan rrugët me Pacollin, tregon të ardhmen politike

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 23:15

    Labinot Tahiri, ka bërë të ditur se që nga nesër do të jetë deputet i pavarur duke hequr dorë nga të qenit deputet i partisë Aleanca Kosova e Re të Behgjet Pacollit.


    Tahiri bëri të ditur se nuk i përket AKR-së më duke kërkuar që edhe funksioni t’i shkruhet vetëm si deputet i Kuvendit dhe jo i AKR-së.

    Labi më tej ka deklaruar se Pacolli nuk ka kontroll mbi AKR-në.

    “Behgjet Pacolli nuk e ka kontrollin në AKR. Hiç nuk ka kontroll ajo parti”, ka thënë Tahiri.

    Ai ka treguar për përplasjet e tij brenda partiake e që kryesisht i ka pasur me këshilltarin e Pacollit, Jetlir Zyberaj.

    Ai e ka akuzuar Zyberajn “se e ka shkatërruar AKR-në”

    “Behgjet Pacolli me gjithë atë këshilltarin e tij prej të cilit është shkatërruar partia. Dhe, ja ka dhënë tjetër kujt, mirë që ja ka dhënë, e ka merituar”, ka deklaruar Tahiri në KTV.

    Ai më tej i ka sugjeruar Pacollit siç ka thënë t’i hapë sytë.

    “Mendoj se Pacolli duhet t’i çel shumë sytë e me punu. Nuk kam kontakt me të dhe mos të ndalemi këtu. Kontakti im me të është zero. Ai po ma jep mundësinë që prej nesër të jem deputet i pavarur. Nuk kam nevojë unë të shtyhem me fjalë me të. Nesër do të ndryshoj fati im. Nesër dihet fati im dhe i AKR-së”, ka thënë Tahiri.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!