×
  • Lajme
  • Lajme

    Labinot Tahiri: Nuk komunikoj me Behgjet Pacollin

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 12:55

    Deputeti Labinot Tahiri, përmes një shkrimi, ka bërë të ditur se ka shpallur zgjedhjet në AKR-në e Ferizajt, mirëpo ai nuk do të kandidojë për kryetar.


    Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka bërë të ditur se nuk komunikon me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

    “Pikë së pari, meqenëse qendra ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kryetarë të degëve në të gjitha pjesët e vendit edhe unë në mungesë të kontakteve me presidentin Behgjet Pacolli, me të cilin nuk kem kontakte! Pastaj me propozim të qendrës dhe insistimin e kolegëve të mi deputetë nga partia, siç është edhe Islam Pacolli, e që më thanë se është e nevojshme që në secilen degë të ketë zgjedhje per kryetarë kuptova që ashtu edhe duhet vepruar, andaj: Unë nga sot e konsideroj të hapur garën dhe shpall zgjedhjet në AKR-në e Ferizajit !

    Pra kryesia më e konsiliduar që ishte dhe më unikja në këtë parti qendra Ferizaj e cila futi në Qeveri Akr-në me vendosmerinë time,, tani më është e shpërbërë nga strukturat e saj”, ka shkruar ai.

    Tutje, ai ka treguar edhe shkakun pse nuk do të kandidojë për kryetar të AKR-së në Ferizaj.

    “Shkak për këtë janë skenaret e dobëta dhe dashakeqe për partinë dhe këto s’kanë kaluar pa u vënë re por që asnjehere nuk kam pranuar të luhet me degen tonë deri në këto rrethana, dhe nuk bëhëm pjese e tyre ! Unë nuk kam hyrë në këtë rrugë për të zhgenjyer simpatizantët , të rinjtë e të rejat apo qytetarēt që më votuan, përkundrazi , falenderimi im është të distancohem nga skenaret e ulëta dhe të punojmë pa ndalë në arritjen e synimeve dhe premtimeve që kemi dhënë. Gabime mund të kenë ndodhur por asnjëherë me dashje”, ka shkruar deputeti Tahiri.

    Ndryshe, deputeti Tahiri tash e një kohë është larguar nga grupi parlamentar i AKR-së, derisa tashmë është pjesë e grupit parlamentar të AAK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!