Këngëtari dhe ish-deputeti i LDK-së, Labinot Tahiri, ka publikuar fotografitë brenda QKUK-së të personave që po shërohen si pasojë e lëndimeve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj.
Ai ka përmendur identitetin e dy të lënduarve që kanë mbetur jashtë listës për shërim në Turqi, ku thotë se gjendja e tyre shëndetësore është tejet e rëndë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij i plotë:
Sot isha në spital për ti vizituar të gjithë ata persona që ndodhën në restauranin ku shpertheu bombola e gazit!!!
I pranishëm te Enver Xhokli dhe te Fidani, ku kanë mbetur jashtë listës për tu nisur në Turqi!
Gjendja e tyre është tepër e rëndë dhe janë në komë.
Respekt maksimal për mjekët dhe personelin, por kjo është gjendja…!
Po presim aeroplanin me mjekët nga Turqia me i marrë edhe Enverin dhe Fidanin , duke mos ndarë asnjerin nga ajo listë!!
Jemi bashk në këto sfida.
Tani jam nē sheshin e Ferizajt duke i tubuar paratë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.