Kryeshefi i Ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani, ka njoftuar se Lagja Kalabria sonte do të jeta pa ngrohje.
Përmes një shkrimi në Facebook, Osmani ka shkruar se në orët e pasditës, në rrjetin primar i cili furnizon me ngrohje banorët e kësaj lagje, është shfaqur një problem.
Ai theksoi se ekipet janë në teren dhe po bëjnë përpjekjë për që ky problem të rregullohet.
“Lagja Kalabria, sonte do të jetë pa ngrohje! Në orët e pasditës, në rrjetin primar i cili furnizon me ngrohje banorët e lagjës Kalabria, është shfaqur një avari – të cilën kolegët tanë dhe ekipet e mirëmajtjes janë duke bërë prëpjekje të mëdha që të sanohet. Deri në krijimin e kushteve të nevojshme teknike për punë, kjo pjesë e qytetit do të jetë pa ngrohje!”, ka shkruar Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.