Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka deklaruar se lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka dhe se e ka bërë çështje politike edhe zgjerimin e BE-së.
Lajcak këto deklarime i ka bërë nga një Forum në Dubrovnik të Kroacisë ku po merr pjesë edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
Emisari sllovak ka thënë se duhet përfunduar punët e pakryera kur bëhet fjalë për integrimin evropian të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Në #DubrovnikForum2022, theksova se lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka. Zgjerimin e bëri sërish politik. Për një kohë të gjatë, ne ishim të vetëkënaqur. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Ne duhet të përfundojmë punën tonë të papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.
At #DubrovnikForum2022, I stressed the war in Ukraine changed everything. It made enlargement political again. For too long, we were complacent. This cannot continue any longer. We need to finish our unfinished business when it comes to 🇪🇺 integration of the Western Balkans. pic.twitter.com/owYFnLTezu
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 9, 2022