×
  • Lajme
  • Lajme / Forumi Ekonomik Botëror

    Lajçak e Bislimi takohen në Zvicër, dakordohen se zbatimi i marrëveshjes për normalizim është urgjent

    Reporteri
    15 Janar 2024 | 19:02

    Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në sot Zvicër me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për të diskutuar për dialogun.

    Lajçak ka thënë se kanë biseduar për një gamë të gjerë të çështjeve të ndërlidhura me dialogun dhe se janë pajtuar që zbatimi i shpejt i Marrëveshjes së Normalizimit është urgjent.

    “Para Forumit Ekonomik Botëror në Davos jam takuar me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi për të diskutuar për një gamë të gjerë të temave të dialogut dhe pritjet për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme. Jemi pajtuar që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit është urgjent”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.


    Në Zvicër gjendet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por është thënë se nuk do të ketë takim mes tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!