Emisari evropian i ngarkuar me lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, falëndeori presidentin slloven, Borut Pahor, për “interesim të sinqertë” ndaj procesit të dialogut, transmeton “Reporteri.net”.
Në kuadër të forumin për Ballkanin Perëndimor në Bled të Sllovenisë, Lajçak u takua me Pahorin, ku ky i fundit i dha mbështetje dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ob robu @BledStratForum je predsednik republike Borut Pahor sprejel posebnega odposlanca EU za dialog med Beogradom in Prištino Miroslava Lajčka. @MiroslavLajcak #BSF2022 pic.twitter.com/qyNfCd682s
-->— Borut Pahor (@BorutPahor) August 30, 2022
Pahor, në adresimin e tij, i pati tri kërkesa për Serbinë:
Njëra, tha ai, është distancimi nga e ashtuquajtura “botë serbe”, e cila është veçse një eufemizëm e “Serbisë së Madhe” të synuar nga Sllobodan Millosheviçi.
Tjetra, Pahor insistoi që Serbia të mos mbështesë politikat secesioniste të anëtarit serb të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik.
Dhe e fundit, Pahor tha se Serbia duhet me sukses të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën, për të vazhduar më tej në rrugën e saj evropiane.
Pahor përfundon mandatin si president i Sllovenisë në dhjetor të këtij viti, dhe mediat sllovene e kanë përfolur si ambicioz për të marër pozitën e Lajçakut, respektivisht si ndërmjetës i Brukselit për dialogun Kosovë-Serbi.
Pahor një gjë të tillë as nuk e ka mohuar e as nuk e ka pohuar./Reporteri.net/.