Emisari në detyrë i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për pasardhësin e tij Peter Sorensen.
Në një intervistë për Nacionale ai ka thënë Sorensen është diplomat me përvojë dhe me njohuri të gjera për rajonin.
Sipas tij, ai është njeriu i duhur.
“Peter Sorensen është diplomat me përvojë dhe me njohuri të gjera për rajonin. Ai është zgjedhje e mirë. Por, në fund të fundit, nuk varet prej tij sa shpejt ecën procesi, por prej Kosovës dhe Serbisë. Ky është procesi juaj, është rruga që ju çon drejt integrimit në BE. Pa të, integrimi në BE nuk do të ndodhë. Prandaj, rekomandimi im për palët është që të mos humbin kohë të çmuar. Populli juaj meriton të jetë pjesë e BE-së dhe ju i keni zgjedhur liderët tuaj për ta përmbushur këtë premtim. PL/ZP dhe Peter janë këtu për t’ju ndihmuar që ta largoni këtë pengesë, e cila nuk po e lë Kosovën dhe Serbinë të ecin para. Mos e humbisni këtë mundësi që ju pre”, ka thënë Lajçak .
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.