×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak i njofton britanikët për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi, harta e Ballkanit u shihet në mes të tryezës

    Reporteri
    30 Mars 2023 | 0:07
    Emisari Miroslav Lajçak në Britani të Madhe

    Ndërmjetësuesi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkuar në Londër për t’i njoftuar britanikët lidhur me zhvillimet e fundit në procesin e normalizimit të raporteve.

    Lajçak tha se atje pati takime produktive me përfaqësues të Britanisë së Madhe, ku përpos dialogut foli me ta për gjendjen në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Sot pata një ditë të plotë takimesh produktive në Londër për të shkëmbyer mendime mbi Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi me Ministrin e Evropës të Britanisë së Madhe, Leo Docherty, miku im i dashur Lord Peach dhe ekipi i Zyrës së Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit”, shkroi Lajçak në Twitter.

    Kujtojmë se një ditë më herët, Lajçak ishte në Berlin të Gjermanisë, për po të njëjtën arsye, takime këto që ai i konsideroi intensive. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!