×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak kërkon rinisjen e dialogut, thotë se ka mbështetjen e fortë të 27 shteteve anëtare

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 13:57

    Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor kanë qenë temat e diskutimit të mbajtur sot në Bruksel në një panel ku ka qenë i pranishëm edhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Mirsolav Lajçak.


    Për një diskutim të tillë ka njoftuar në llogarinë e saj zyrtare, ambasadorja austriake në Bashkimin Evropian, Christina Kokkinakis.

    “Ndërkohë në Bruksel. Një diskutim i shkëlqyeshëm me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak për rinisjen e dialogut Prishtinë-Beograd dhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE”, ka njoftuar ajo.

    Një njoftim të tillë e ka shpërndarë edhe vetë Lajçak duke treguar se në një diskutim të tillë ka marrë përkrahjen e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për rrugën që do të ndjek dhe për mandatin si emisar i Brukselit për dialogun.

    “Mirënjohës për mbështetjen e fortë që mora nga 27 shtetet Anëtare të BE-së sot! Diskutim shumë inkurajues për mandatin tim dhe rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!