×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak lajmërohet nga Londra: Takimi ishte shumë i dobishëm

    Reporteri
    13 Dhjetor 2021 | 18:37

    I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur rreth takimit të mbajtur në Londër në mes të përfaqësuesve të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së.

    Lajçak ndryshe nga herët e kaluara kur nuk ishte treguar optimist, kësaj radhe tha se takimi në mes të diplomateve ë Ballkanit Perëndimor, SHBA-ve , Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së ka qenë shumë i dobishëm dhe se Ballkani Perëndimorë nuk ka alternativ tjetër përpos BE’së.

    “Takimi shumë i dobishëm MB-BE-SHBA + Ballkani Perëndimor në Londër sot. Nuk ka alternativë për integrimin në BE për rajonin. Mirë se kjo u theksua nga të gjithë pjesëmarrësit”, është shprehur Lajçak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!