×
  • Lajme
  • Lajme / Ish-emisari i BE-së

    Lajçak ligjëron në Firencë për dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    13 Mars 2025 | 23:25

    Ish-emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbajtur një ligjëratë në Firencë lidhur me  dialogun Kosovë-Serbi.

    Lajçak ka shkruar në “X”, të enjten se së shpejti do ta ketë edhe një tjetër diskutim në “European University Institute”.

    “Është mirë që jam kthyer në Firence për një ligjëratë mbi Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në pritje së shpejti të një diskutimi tjetër me European University Institute, studentë të qeverisjes transnacionale”, ka shkruar ai.

    Lajçak e përfundoi mandatin si emisar i BE-së, gjatë mandatit të tij u arrit një marrëveshje e Bruksel, por edhe aneksi i Ohrit – ndonëse pa nënshkrim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!